Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 shkurt 2026
Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF) njofton me kënaqësi se dy ekspertët e saj në fushën e balistikës, Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci, kanë kaluar me sukses Testin Ndërkombëtar Firearms Examination 2025-5262.
Pas publikimit të rezultateve zyrtare nga kompania ndërkombëtare Collaborative Testing Services (CTS), është konfirmuar se ekspertët e AKF-së kanë arritur rezultate të larta, duke dëshmuar profesionalizëm të lartë, saktësi shkencore dhe përputhshmëri me standardet më të avancuara ndërkombëtare në ekzaminimin e armëve të zjarrit.
Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit të AKF-së për të rritur kapacitetet profesionale, për të siguruar cilësinë e ekspertizës forenzike dhe për të forcuar besueshmërinë ndërkombëtare në proceset balistike.
Agjencia thekson se do të vazhdojë të investojë në zhvillimin profesional të stafit, duke synuar zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë publike.

















