Egzona Jashari, trajnerja shiptare e futbollit e licensuar nga UEFA

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Egzona Jashari vjen nga Maqedonia e Veriut, njihet për arritjen e saj në fushën e futbollit si trajnere e licensuar nga UEFA. Ajo stërvit vajza dhe djem nga ky shtet, në skuadrën “Barça Camp” të futbollit.

Ajo rrëfen për përkushtimin dhe arritjet në aspektin profesional që ka të bëjë me sportin.

“Të jesh pjesë e Barça Camp në Maqedoninshiptare e Veriut është më shumë se një nder, është një mision.

Si një trajnere femër, unë jam këtu jo vetëm për të trajnuar gjeneratën e re, por për të dëshmuar se futbolli u përket njësoj vajzave dhe djemve.

Ky kamp është një kujtesë e fuqishme se talenti nuk njeh gjini, dhe ëndrrat nuk kanë kufij.

Së bashku, ne nuk po ndërtojmë vetëm lojtarë më të mirë, por edhe të rinj të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të guximshëm, të cilët do të udhëheqin si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Trajnere lokale në Barça Camp Maqedonia e Veriut.”, tha ajo.

Scroll to Top