Edon Zhegrova ka realizuar gol në ndeshjen që Lille është duke e zhvilluar ndaj Rennes.
Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në minutën e 45-të.
Me këtë gol të tij, u mbyll edhe pjesa e parë e këtij dueli, duke shkuar kështu në pushim me avantazh skuadra e tij.
Lille dhe Rennes u takuan në kuadër të javës së 12-të në Ligue 1 sfidë e cila përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve.
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje për Lille ishte ylli kosovar Edon Zhegrova i cili shënoi golin e tri pikëve.
Po luhej minuta e 45-të e kësaj sfide kur Zhegrova shënoi për t’i dhënë epërsinë Lille prej 1-0 pas asistimit të Jonathan David.
Për këtë gol dhe në përgjithësi paraqitjen e tij, Zhegrova u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 7.3.