E rëndë në Lezhë, ekzekutohet 57-vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

01 qershor 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tale të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. 

Viktima është identifikuar si shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale

Ekzekutimi i 56-vjeçarit, Pjetër Kaza, në Tale të Lezhës, dyshohet se e ka motivin me hakmarrjen. Kaza, është viktima e tretë në familjen e tij shënuar gjatë viteve të fundit, pasi dhe dy vëllezërit e tij janë vrarë si pasojë e gjakmarrjes, raporton gazetari Martin Marku, si rezultat i gjakmarrjes.

Pista kryesore e hetimeve qëndron tek hakmarrja, por sakaq ende nuk ka identifikim të ndonjë autori të mundshëm. Bëhet me dije se viktima ka qenë i vëzhguar nga autori/autorët e ngjarjes, teksa Pjetër Kaza u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij me automjetin e tij.https://www.youtube.com/embed/G1zh-nrXZy0?si=YWxs23BSct2vsbGt

Sipas njoftimit të uniformave blu, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur ai po kthehej në banesë me automjetin e tij. Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë, brenda në automjet.

Në vendngjarje janë të pranishme forcat blu, teksa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

“Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”,njofton Policia.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur ai po kthehej në banesë me automjetin e tij. Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë, brenda në automjet.

Në vendngjarje janë të pranishme forcat blu, teksa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit

Scroll to Top