Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 korrik 2025
Është zbardhur vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim janë shpallur Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet se pse e vranë të riun.
Dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23 vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.