E majta gjermane, BSW kërkon rinumërim të votave në Gjermani

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 mars 2025

Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) me orientim majtist ka kërkuar rinumërimin e votave në Gjermani.

BSW është ankuar në Gjykatën Kushtetuese që të urdhërojë rinumërimon sepse “ka pasur parregullësi”.

Kjo parti ka fituar 4,972 % të votave dhe sipas llogaritjeve të saj i mungojnë “vetëm” 13,400 vota për t’u futur në Bundestag.

Në disa vende ka pasur rinumërime dhe janë konstatuar disa parregullësi të vogla, por deri tani nuk ka ndryshime të rëndësishme.

E një prej vërejtjeve që janë dëgjuar menjëherë pas zgjedhjeve ka qenë edhe ajo se “ka pasur parregullësi edhe sa i përket votimit të gjermanëve jashtë Gjermanisë…” por as këto pohime nuk janë vërtetuar deri tani.

Mësohet se ankesa është bërë në momentin e fundit, sepse rezultatet përfundimtare zyrtare pritet të publikohen të premten, me 14 mars./Shkruan Bahri Cani

Scroll to Top