Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 gusht 2025
Gjatë këtij programi, oficerët e rinj kanë ndjekur trajnime bazike, akademike dhe praktike për t’u përgatitur për detyrat e tyre si oficerë në ushtri. Ky shkollim është realizuar në kuadër të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Në ceremoninë përmbyllëse ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Meriman Suka, i cili përgëzoi nëntogerët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë studimeve.

















