Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
30 janar 2025
Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara të qytetit.
Bashkia ka njoftuar se uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull.
Ndërkohë Shtabi i Emergjencës bën me dije se katër familje janë evakuuar.
“Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.
Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP.
Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.
Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika”- njoftoi bashkia.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes njofton se vijon puna për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit:
· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.
· Është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.
· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.
· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë
· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.