Durrës/ Aksident i rëndë, raportohet për një viktime dhe dy të plagosur

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 shkurt 2025

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Policia raporton se ‘më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit’.

Scroll to Top