Drita përballet me Differdangen në perballjen e parë të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 gusht 2025

Klubi gjilanas, Drita, do të jetë nikoqir i Differdange nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Takimi zhvillohet sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka treguar forcën e saj në disa përballje të vështira kundër Copenhagen dhe FCSB, mirëpo mungesa e fatit bëri që të mos arrijë kualifikimin në garat e mëdha evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Megjithatë, “Intelektualët” kanë një mundësi të artë për të siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori, pasi tashmë ndodhen në fazën “play-off” dhe përballen me një kundërshtar të njohur si Differdange.

Scroll to Top