Drilon Hajrizi rinovon kontratën me Trepçën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 korrik 2025

Basketbollisti Drilon Hajrizi do të vazhdojë të jetë pjesë e KB Trepçës edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi mitrovicas, kampion në fuqi i Kosovës, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Hajrizin për rinovimin e kontratës.

Në njoftimin zyrtar, Trepça thekson se Hajrizi, i cilësuar si “shtylla e ekipit” dhe një figurë udhëheqëse, do të mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës në përpjekje për arritjen e objektivave të radhës.

“Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top