adhanom me thirje

Drejtori i OBSH-së, thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ai tha se spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh.

Ghebreyesus e përsëriti kërkesën për ndaljen e sulmeve, duke thënë se njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor.

“Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!”, shkroi ai.

Ndryshe, Ushtria e Izraelit deklaroi se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

Scroll to Top