Në Indi do të zhvillohet edicioni i 55-të i festivalit ndërkombëtar “GOA”, ku do të shfaqet drama shqiptare “Lluna park”.
Ky festival i cili njihet edhe si i kategorisë “A” do të mbahet, më 20-28 nëntor.
“Luna park” ka në qendër një nënë beqare, Mira që interpretohet nga Adriana Matoshi dhe djalin e saj Toni, interpretuar nga Orion Jolldashi.
Mes vështirësive ekonomike dhe firmave piramidale, Mira nis një lidhje me drejtorin e njërës prej këtyre firmave që interpretohet nga Nik Xhelilaj.
Ne u urojmë shumë suksese./Indeksonline/