bardhi i thot dorehiqu Spiropalit

“Dorëhiqu”, Bardhi-Spiropalit: Pengove opozitën të marrë pjesë në seancë pa ligj! Kryeparlamentarja: Cili është problemi? Uluni!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament iu drejtua kryetares së parlamentit Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.

Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

Bardhi:Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare.

Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp.

Spiropali: Ju lutem garda lëvizni, cili është problemi?

Scroll to Top