Donnarumma reagon pas largimit nga PSG-ja: Dikush deshi të më largonte

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 gusht 2025

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar publikisht pas largimit nga Paris Saint-Germain, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën se si ndodhi ndarja.

Vetëm disa ditë më parë, PSG zyrtarizoi afrimin e portierit francez Lucas Chevalier nga Lille, lëvizje që e la Donnarumman jashtë planeve të trajnerit Luis Enrique.

Ai shtoi se dëshironte një lamtumirë të denjë përpara tifozëve: “Shpresoj të kem mundësinë t’ju shoh edhe një herë në “Parc des Princes” dhe t’ju them lamtumirë siç duhet. Nëse kjo nuk ndodh, dua që ta dini se mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua dhe nuk do ta harroj kurrë. Do të mbaj gjithmonë me vete kujtimin e emocioneve, netëve magjike dhe ju që më bëtë të ndihem si në shtëpi.”

“Për tifozët e veçantë të Parisit. Që nga dita e parë që erdha, dhashë gjithçka – brenda dhe jashtë fushës – për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e PSG-së. Fatkeqësisht, dikush vendosi që nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e skuadrës. Jam i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht”, ka shkruar Donnarumma.

Në mesazhin e tij, Donnarumma falënderoi edhe ish-bashkëlojtarët: “Për bashkëlojtarët e mi, familjen time të dytë, faleminderit për çdo betejë, çdo të qeshur dhe çdo moment që ndamë. Do të jeni gjithmonë vëllezërit e mi. Të luash për këtë klub dhe të jetosh në këtë qytet ka qenë një nder i madh. Faleminderit, Paris.”

Ky reagim vjen teksa ende nuk është bërë publik destinacioni i ri i portierit, ndërkohë që trajneri Luis Enrique e ka pranuar hapur se largimi i italianit ishte vendim personal i tij: “Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas.”, ka deklaruar Enrique.

Scroll to Top