Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun e boksit në Sofje të Bullgarisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 mars 2025

Donjeta Sadiku rrëmbeu medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.

Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë.

Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta e mposhti boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko. Ndaj saj dominoi plotësisht për fitore 5:0.

Donjeta ka shënuar tri fitore në turneun në Sofje të Bullgarisë.

Scroll to Top