Doganat e Maqedonisë konfiskojnë pjesë të automjeteve në Tabanoc

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 shkurt 2025

Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e konfiskimeve që kanë bërë së fundmi.

Doganat njoftojnë se në “Tabanoc” kanë konfiskuar dy turbina për automjete.

“Dy turbina automjetesh janë zbuluar nga Shërbimi Mobile i Skanimit gjatë kontrollit të një kamioni i cili ishte regjistruar për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar Tabanoc”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Scroll to Top