Dogana kap pajisje elektronike të kontrabanduara në Vërmicë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 tetor 2025

Një sasi e konsiderueshme e pajisjeve elektronike të përdorura, të padeklaruara në mënyrë të rregullt doganore, janë ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

“Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e doganës.

Tutje, dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.

Scroll to Top