Dodik kercenon me terheqjen e Dodiku madje pohoi se RS tani nuk ka arsye të tërhiqet para askujt, duke shtuar se “Sarajeva do të duhet të lutet nëse dëshiron të marrë diçka së shpejti”. “Sa i përket Bashkimit Evropian (BE), gjithçka duket e ngatërruar – duke lexuar analizat e promotorëve neoliberalë, ata duken të humbur dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë”. Dodiku tha se Bashkimi Evropian nuk është destinacioni i vetëm me aludimin për BRICS, një platformë e shteteve që kryesohet nga Rusia. “Të gjitha vlerat evropiane janë nëpërkëmbur dhe humbur. Pse mendoni se jeni destinacioni i vetëm? Pas tre vitesh pengese dhe heshtjeje të vazhdueshme mbi atë që Christian Schmidt (Përfaqësuesi i Lartë) dhe Michael Murphy (ambasador i SHBA) kanë bërë në BiH, si prisni papritur të keni besueshmëri? Nesër do ta diskutoj këtë me një numër ambasadorësh në Sarajevë”, tha Dodiku. Dodiku, që është nën sanksione të SHBA-së, ka kohë që kërcënon me ndarje të Republikës Srpska. Për këto lëvizje kundër Marrëveshjes së Dejtonit ai gjen mbështetje në Beograd e Moskë. /The Geopost

Dodik kërcënon me tërheqjen e mbështetjes për rrugën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës

Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka kërcënuar se do të tërheqë mbështetjen për rrugën evropiane të Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH), duke deklaruar gjithashtu se pret një aleat të fortë, duke aluduar në kryeministrin hungarez Viktor Orban në të ardhmen.

Dodiku madje pohoi se RS tani nuk ka arsye të tërhiqet para askujt, duke shtuar se “Sarajeva do të duhet të lutet nëse dëshiron të marrë diçka së shpejti”.

“Sa i përket Bashkimit Evropian (BE), gjithçka duket e ngatërruar – duke lexuar analizat e promotorëve neoliberalë, ata duken të humbur dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë”.

Dodiku tha se Bashkimi Evropian nuk është destinacioni i vetëm me aludimin për BRICS, një platformë e shteteve që kryesohet nga Rusia.

“Të gjitha vlerat evropiane janë nëpërkëmbur dhe humbur. Pse mendoni se jeni destinacioni i vetëm? Pas tre vitesh pengese dhe heshtjeje të vazhdueshme mbi atë që Christian Schmidt (Përfaqësuesi i Lartë) dhe Michael Murphy (ambasador i SHBA) kanë bërë në BiH, si prisni papritur të keni besueshmëri? Nesër do ta diskutoj këtë me një numër ambasadorësh në Sarajevë”, tha Dodiku.

Dodiku, që është nën sanksione të SHBA-së, ka kohë që kërcënon me ndarje të Republikës Srpska. Për këto lëvizje kundër Marrëveshjes së Dejtonit ai gjen mbështetje në Beograd e Moskë. /The Geopost

Scroll to Top