Do fluturonte drejt Zvicrës, avioni i Donald Trump kthehet në aeroport për arsye SIGURIE!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 janar 2026

Avioni presidencial amerikan, Air Force One, u detyrua të kthehej në Bazën e Përbashkët Andrews pak pas ngritjes, të martën në mbrëmje, ndërsa në bord ndodhej presidenti Donald Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ekuipazhi konstatoi një “problem të vogël elektrik” menjëherë pas ngritjes në orën 22:20, duke vendosur kthimin e avionit për arsye sigurie.

Trump ishte nisur drejt Davosit, në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Air Force One u ul sërish në bazën Andrews në orën 23:07.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti pritet të vazhdojë udhëtimin drejt Zvicrës me një avion tjetër. Ajo bëri edhe një koment me humor, duke thënë se një avion nga Katari “do të tingëllonte më mirë” në atë moment.

Gazetarët që ndodheshin në bord raportuan se dritat në kabinën e shtypit u fikën për pak çaste pas ngritjes

Scroll to Top