Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 qershor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke shpërndarë një mesazh të fuqishëm për popullin e Kosovës.
Ajo theksoi rëndësinë historike të datës 12 qershor 1999, kur ushtarët e NATO-s zbarkuan në Kosovë dhe kontribuan në çlirimin e popullit shqiptar, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh dhe shtypjeje.
“Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.”, shkroi Osmani në Facebook