Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
26 qershor 2025
Përveç puseve të naftës, sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në bashkinë e Selenicës janë 13 miniera apo impiante për nxjerrjen, përpunimin e rërës, zhavorrit bituminoz, si dhe gurit gëlqeror
Edhe për këto aktivitete minerare, plani i menaxhimit sugjeron të ndërpriten, në zbatim të Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Po ashtu në të janë parashikuar ndërhyrje që janë jashtë parkut të mbrojtur, pasi park i mbrojtur strikt është vetëm vija ujore e lumit, gjë që për ekspertët e komplikon zbatimin e tij.
‘Në disa raste aktivitete e parashikuara janë të përgjithshme dhe kërkojnë fonde të jashtëzakonshme. Një pjesë e këtyre aktiviteteve tejkalojnë kufijtë e parkut çka për zgjidhjen e tyre duhet të kenë një bashkëpunim të mirë mes shumë institucioneve, që na mungon në Shqipëri, kërkon shumë vullnet vendimmarrës, shpesh herë politik dhe kërkon shumë para’ u shpreh Kristi Bashmilli, studiues mjedisor
‘Shumë prej këtyre aktiviteteve do të duhet të modifikohen dhe përshtaten me rregullat e parkut kombëtar. Disa prej tyre do të duhet edhe të ikin. Nuk mund të shkojë bashkë edhe industria e naftës edhe e bitumit në një park kombëtar, është mision absolutisht i mundur që miniera të disiplinohet’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog.