Detaje nga biseda Zelensky-Trump/Shifrat e Zelenskyt nga fushëbeteja e viktimave nuk janë të njejta me ato të Trump, por…

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 shkurt 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se biseda e tij me homologun amerikan Donald Trump të mërkurën ishte mjaft e gjatë “për të folur për disa detaje,” por “jo aq sa për të bërë një plan”.

“Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin. Folëm shumë pozitivisht. Ishte një bisedë vërtet e mirë,” u tha ai gazetarëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten. “Diskutuam për detajet e situatës në front, cilat janë humbjet reale.”

Zelensky tha se shifrat e tij për humbjet në fushën e betejës ishin të ndryshme nga ato të Trump-it, por “gjëja kryesore është çfarë do të bëjmë më pas.”

Ai gjithashtu deklaroi se ai dhe Trump kishin folur për kontingjentin koreanoverior që lufton përkrah rusëve në rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase kanë rimarrë disa qindra kilometra katrorë territor rus.

“Folëm shumë për Korenë e Veriut. Për sa mijëra janë aty, sa mijëra janë vrarë… Tani shohim se ka disa mijëra të tjerë, mendojmë se 2,000, ndoshta 2,500-3,000 ushtarë koreanoveriorë do të transferohen në drejtimin e Kurskut”.

Zelensky pohoi se ka mbi 4,000 viktima koreanoveriore mes kontingjentit të dërguar më parë, të cilin zyrtarët ukrainas e vlerësojnë në rreth 11,000 trupa.

“Mendoj se morali i ushtarëve koreanoveriorë është përkeqësuar, sepse shohim numrin e njerëzve që janë arratisur në një drejtim”.

“Mendoj se këto janë gjëra të rëndësishme që presidenti Trump duhet të dëgjojë – se Rusia vazhdon të ketë kontakte me Korenë e Veriut për furnizimin me personel ushtarak, armë dhe raketa”, shtoi Zelensky.

Scroll to Top