D33948CB EC6C 4621 8161 81517E51D73B

Derisa Veliaj ndodhet në Hamburg, SPAK-u nuk ia përton, sekuestron telefonin e bashkëshortes së tij

Burime jozyrtare konfirmojnë për A2 CNN se gjatë kontrollit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, agjentët e BKH kanë sekuestruar një aparat telefonik të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Mëngjesin e sotëm disa agjentë të BKH-së kanë mbërritur në banesën e kryebashkiakut për llogari të një veprimi hetimor të një kërkese të bërë nga SPAK-u dhe pranuar nga GJKKO-ja. Burime jozyrtare bëjnë me dije se kontrolli është për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dyditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Evropiane.

Gjatë ditës së sotme ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Scroll to Top