Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
19 dhjetor 2025
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve, u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Një nga pikat kryesore e debatit ishte edhe USB-ja me provat e çështjes, ku demokratët kërkuan të hapen dhe të njihen anëtarët e Këshillit.
“Ti shikojmë vetëm këtu”, iu përgjigj Balla Bardhit, ndërsa prokurori insistoi: “Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill.” Avokati i deputetes deklaroi se kishte nevojë për provat për të ndërtuar mbrojtjen, ndërkohë që burime bëjnë me dije se në USB ndodhen rreth 10,000 faqe prova.
Avokati ka kërkuar 3 javë kohë për njohje me dokumentacionin, ndërsa anëtarët e PS ranë dakord me këtë kërkesë. Nga ana tjetër, prokurori Dritan Prençi theksoi se 5 ditë janë të mjaftueshme për njohjen me aktet.
Gjatë diskutimeve, deputeti demokrat Gent Strazimiri pyeti prokurorin Prençi në lidhje me urgjencën e afatit për njohjen me provat, duke theksuar mungesën e bashkëpunimit nga e pandehura dhe mbrojtjen publike të qeverisë ndaj saj. Prençi u përgjigj se një afat i arsyeshëm do të ishte 3-5 ditë.

















