Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Xhudisti kosovar, Dardan Cena, tregoi një paraqitje të fortë në Sofia European Cup, duke u renditur në vendin e pestë në konkurrencën ndërkombëtare.
Cena arriti deri në gjysmëfinale, ku u mund nga Victor Skerlev me Ippon. Në sfidën për medaljen e bronztë, ai pësoi humbje nga Ioan Dzitac, duke përfunduar në vendin e pestë.
Gjatë garës, Cena regjistroi fitore të rëndësishme ndaj Artem Ros (Ukrainë), Tengo Zirakashvili (Gjeorgji) dhe Vlad Mitru (Moldavi), duke treguar potencialin dhe përgatitjen e tij për turne të ardhshme.

















