Danimarka do të hap ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 dhjetor 2025

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do të hapë ambasada të reja në disa vende, për të forcuar praninë dhe interesat e saj ndërkombëtare në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme. Një nga vendet ku Danimarka do të ketë një përfaqësi të re diplomatike është Shqipëria, në vitin 2026.

Ministri danez për Punët e Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë do të mundësojë mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendit, përfshirë mbrojtjen nga ndikime të dëmshme të jashtme.

Vendimi i Danimarkës reflekton edhe ambicien për të ndërtuar partneritete të reja në rajon dhe për të forcuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik me Shqipërinë.

Scroll to Top