Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
13 Janar 2025
Nxënësi Dalmat Selimi nga shkolla “New York School of Science in Kosova” është pranuar në Rice University në programin e fizikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Universitet ky ndër dhjetë më të mirët në SHBA, sipas renditjes së Forbes.
New York School of Science in Kosova ka njoftuar në profilin “Facebook” të shkollës për suksesin e arritur të Selimit.
“New York School of Science in Kosova” kënaqësinë t’ju njoftojë se nxënësi ynë, Dalmat Selimi, është pranuar në Rice University, në programin e fizikës. Rice University bën pjesë ndër 10 universitetet më të mira në SHBA, sipas renditjes së Forbes. Shkolla NYSS pret lajme të tilla edhe për nxënësit e tjerë të cilët, me punë dhe përkushtim, i kanë kryer të gjitha obligimet për të qenë sa më të suksesshëm në pranime universitare në SHBA dhe Evropë.
Kjo arritje dëshmon përkushtimin e nxënësit Dalmat Selimi ndaj shkencës dhe punës sistematike për të arritur rezultate të larta, si dhe cilësinë e përgatitjes që shkolla në fjalë ofron.
Shkolla NYSS, me të gjithë kapacitetet e saj, vazhdon t’i mbështet talentet e reja në të gjitha aktivitetet e karakterit ndërkombëtar.

















