Cilat janë pritshmëritë nga nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë?

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

05 maj 2025

Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por gjithashtu kërkesa të forta për reforma reale.

Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”

Diplomaci më e matur dhe pragmatike

“Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.

Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën

Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit

Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”  Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Scroll to Top