Chelsea triumfon në Stamford Bridge, mund 3-0 Barcelonën dhe përafron kualifikimin në Champions League

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

26 nentor 2025

Chelsea ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në Champions League, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 3-0 në një ndeshje të luajtur në “Stamford Bridge”.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë nga vendasit, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 4’ përmes Enzo Fernandez, por goli u anulua për prekje me dorë. Fernandez tentoi sërish, por edhe hera e dytë goli u anulua për pozicion të parregullt.

Goli i parë u konfirmua në minutën e 27’, kur Cucurella bëri një pasim drejt zonës dhe Kounde e çoi aksidentalisht topin në rrjetën e tij, duke hapur shifrat 1-0. Situata u rëndua për Barcelonën kur Araujo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë, duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë, Estevao dyfishoi avantazhin në minutën e 55’ me një gol të bukur individual, ndërsa Delap vulosi fitoren për Chelsea në minutën e 73’, duke i dhënë skuadrës së tij një triumf të pastër 3-0.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur në zonën e kualifikimit direkt, ndërsa Barcelona mbetet me vetëm 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Rezultati përfundimtar:
Chelsea 3-0 Barcelona
Kounde (A.G) 27′, Estevao 55′, Delap 73′

Ngjarjet kryesore:

73′ Delap shënon të tretin, fitorja bëhet 3-0

44′ Karton i dytë i verdhë për Araujo, Barcelona me 10 lojtarë

55′ Gol i bukur i Estevao, 2-0 për Chelsea

Scroll to Top