Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21tetor 2025
Në shumë ndeshje të futbollit, kamerat kapin momente kur lojtarët, pak para nisjes së lojës, fërkojnë një substancë të bardhë në pjesën e gjoksit ose në fanellë.
Për shumë shikues, kjo ka ngjallur kureshtje — çfarë është në të vërtetë kjo substancë dhe pse përdoret?
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, si The Washington Post, substanca që përdorin zakonisht futbollistët është pomada mentolike, e ngjashme me Vicks VapoRub
Kjo pomadë përmban përbërës si menthol, kamfor dhe vaj eukalipti, që krijojnë ndjesinë e “ftohjes” dhe ndihmojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.
Ekspertët e sportit theksojnë se kjo praktikë është më e zakonshme në ndeshje që zhvillohen në temperatura të ulëta ose në kushte të lagështa, ku frymëmarrja e thellë mund të jetë më e vështirë. Aroma e fortë e mentolit, sipas tyre, krijon edhe një ndjesi “aktivizimi” dhe përqendrimi para ndeshjes.

















