Buxheti 2026: Rama: Të gjitha pagesat mbyllen 100% brenda dhjetorit/16.3 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 dhjetor 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit të bujqësisë, prezantoi planin e mbështetjes buxhetore për vitin e ardhshëm, duke e krahasuar zhvillimin e sektorit me tre mandatet e mëparshme. Buxheti i parashikuar për bujqësinë është 16.3 miliardë lekë, pothuajse dyfish i vitit aktual.

Rama theksoi se prodhimi i serave është trefishuar dhe sipërfaqja e kultivuar ka arritur 2,200 hektarë, ndërsa prodhimi i perimeve ka prekur rreth 1,500 milion tonë. Eksportet janë rritur dhe diversifikuar, duke shënuar një vlerë më të lartë vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti sesa vlera e gjithë vitit të kaluar, afër gjysmë miliard euro. Ai shtoi se raporti mes eksporteve dhe importeve ka ndryshuar nga 1 me 7 në 1 me 3 dhe pritet të përmirësohet më tej.

Kryeministri gjithashtu garantoi se të gjitha pagesat e skemës direkte do të mbyllen brenda këtij viti dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë, pushtetit vendor dhe Universitetit Bujqësor për të përballuar sfidat e sektorit. Ai nënvizoi se dija e fituar gjatë këtyre viteve nga vetë fermerët do të jetë thelbësore për politikat e ardhshme bujqësore dhe zhvillimin ekonomik.

Scroll to Top