2024 sd

Burg, pranga, molotov por edhe vizitat e Blinken, Melonit e rishfaqja e Parashqevi Simakut, ngjarjet që shënjuan vitin 2024

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

31 Dhjetor 2024

Viti 2024 u karakterizua nga ngjarje të shumta politike, si pasojë e hetimeve në disa drejtime të ndërmarra nga SPAK.  

Kështu teksa ky vit nisi me vendimin për detyrim paraqitje e më pas kaloi në arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, një pjesë e madhe politikanësh provuan prangat dhe burgun.

Në 2024 Shqipëria humbi shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe ish-deputetin e njohur të  Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Vendin e vizituan figura të rëndësishme botërore nga SHBA, BE, Italia dhe Franca, ndërkohë që klima politike gjatë gjithë vitit ka qenë e tensionuar ku nuk munguan përplasjet në Kuvend  e jashtë tij apo edhe djegia e karrigeve dhe molotovi.

JANAR 

Ish kryeministri Sali Berisha duke dalë nga makina për të hyrë në ambientet e SPAK. Foto: LSA

SHKURT 

Sekretari i Shtetit i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Anthony Blinken viziton Tiranën dhe flet  për mediat në një konference te përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Foto: LSA

Forca policore dhe snajpera në tarracën e Universitetit Politeknik te Tiranes para mbajtjes se  Samitit për Ukrainën dhe Evropën Juglindore, i cili u mbajt ne Tirane. Foto: LSA

MARS 

Familjare të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke zhvilluar homazhe ne memorialin e ngritur për 26 personat që humben jetën atë ditë. Foto: LSA

Deputeti Flamur Noka përplaset me një anëtar të gardës se republikës gjate një seance  parlamentare. Foto: LSA

Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre 8-vjeçare

PRILL

Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, shpall divorcin me Monika Kryemadhin Foto: LSA

Këshilltari bashkiak, Tedi Blushi përplaset me policinë, ndërsa përpiqet te futet ne bashki për të mbajtur një mbledhje urgjente me kryebashkiakun Veliaj, gjatë një proteste. Foto: LSA

MAJ

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë se Madhe, David Cameron pas një  konference të përbashkët, me rastin e vizitës se Cameron ne Tirane. Cameron dhe Rama kanë  folur për emigracionin e paligjshëm, raportet dy paleshe mes dy shteteve. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama duke votuar ne Surrel për delegatet e kongresit te kësaj force politike. 95  mije anëtarë votuan sipas parimit një anëtar, një vote për 950 delegatë. Foto: LSA

QERSHOR

RITHEMELIMI MERR VULËN E PD – Deputetet Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Gazment  Bardhi dhe Luan Baci duke mbajtur dy gishta pasi dalin nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka  vendosur se vula e Partisë Demokratike t’i rikthehet grupimit qe mbeshtet ish kryeministrin Sali  Berisha, Rithemelimi. Foto: LSA

Scroll to Top