Bujar Mehmeti del i dyti në Simpoziumin e Kërkimeve të Fizikës, në SHBA

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 shkurt 2025

Është mbajtur Simpoziumi i Kërkimeve Shkencore të Fizikës Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik, University of Wisconsin-Madison. Bujar Mehmeti nga Kosova , pjesëmarrës për herë të parë e i cili doli i dyti në këtë Simpozium.

Ai u prezantua në këtë ngjarje të doktoraturës në mesin e shumë kandidatëve, me Posterin e titulluar “Pulse Formation and Polarization Effects in Semiconductor-based Photon Counting Detectors: Simulations and Preliminary Experiments” .

“Është hera ime e parë që marr pjesë në këtë ngjarje, ku kandidatët e doktoraturës (viti i 2-të deri në të 5-të) prezantuan kërkimet e tyre shkencore. Posteri im, i titulluar “Pulse Formation and Polarization Effects in Semiconductor-based Photon Counting Detectors: Simulations and Preliminary Experiments” (shq. “Formimi i Pulsit dhe Efektet e Polarizimit në Detektorët me Numërimin e Fotoneve të bazuara në Gjysmëpërçues: Simulime dhe Rezultate Eksperimentale”), ishte rezultat i punës që kam kryer së bashku me grupin tim të mahnitshëm kërkimor nën drejtimin e Prof. Dr. Guang-Hong Chen, duke u fokusuar në avancimin e të kuptuarit të PCD-ve përmes simulimeve dhe punës eksperimentale”

Të qenit pjesë e një mjedisi të tillë frymëzues dhe angazhimi me kolegë të talentuar më përforcoi pasionin për avancimin e fizikës mjekësore.

Scroll to Top