Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 dhjetor 2025
Administrata e kryeministrit britanik, Keir Starmer, ka vendosur të ulë për 40% fondet e dedikuara për të luftuar ndikimin dhe keqinformimin rus në Ballkanin Perëndimor, raporton The Guardian.
Fondi britanik për këtë rajon ka rënë nga 40 milionë funte në vitin e kaluar në 24 milionë funte për periudhën 2025-26. Ky vendim vjen pavarësisht se Starmer e ka cilësuar Ballkanin Perëndimor si një zonë kyçe për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Fondi i integruar i sigurisë (ISF) ishte krijuar për të trajtuar kërcënimet prioritare ndaj sigurisë kombëtare britanike, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë ndërhyrjet dhe destabilizimin që Rusia dyshohet se po tenton të shkaktojë në rajon.
Kryeministri Starmer e ka përshkruar së fundmi Ballkanin Perëndimor si një “vatër vendimtare të Evropës, ku vihet në provë siguria e kontinentit”.

















