Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 janar 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po planifikon t’ia japë ishullin Diego Garcia Mauritiusit.
Në një reagim, Britania njoftoi se një vendim i tillë u mor sepse baza ushtarake ishte nën kërcënim.
“Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare. Ne vepruam sepse baza në Diego Garcia ishte nën kërcënim, pasi vendimet e gjykatës minuan pozicionin tonë dhe do ta kishin penguar atë të vepronte siç është menduar në të ardhmen.”
“Kjo marrëveshje siguron operacionet e bazës së përbashkët SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia për brezat që do të vijnë, me premisa të forta për të mbajtur të paprekura aftësitë e saj unike dhe kundërshtarët tanë jashtë vendit”, tha zëdhënësi.

















