Bloomberg; SHBA mund ta njohë Krimenë si territor rus

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

19 prill 2025

Ky informacion, sipas agjencisë Bloomberg, vjen nga qarqe të mirëinformuara. A ka nisur vallë Donald Trump një sondazh, për t’u dhënë shtysë përpjekjeve për paqen në Ukrainë?

Në kulmin e diskutimit për një fund të mundshëm të ndërmjetësimit të SHBA në luftën e Ukrainës nga pala amerikane vjen një propozim: SHBA mund të jetë e gatshme të njohë si territor shtetëror rus gadishullin e Krimesë, njofton agjencia Bloomberg duke iu referuar qarqeve të mirëinformuara.

Rusia e pushtoi gadishullin ukrainas në Detin e Zi më 2014 dhe më pas përmes një referendumi të drejtuar nga Moska e aneksoi atë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Që nga ajo kohë Rusia ka dislokuar flotën e saj të Detit të Zi në Krime.

Sinjal të tij për të arritur patjetër një armëpushim

Sipas vlerësimeve të Bloomberg një lëshim i tillë nga ana e presidentit të SHBA-së Donald Trump ka të bëjë me një sinjal të tij për të arritur patjetër një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. Deri tani udhëheqja në Moskë ka qenë e mbyllur ndaj këtyre përpjekjeve, ndërsa Kievi ka shprehur gatishmëri për bisedimet e paqes. Partnerët e bisedimeve githësesi kanë tërhequr vëmendjen, se sa u përket mendimeve për Krimenë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, bëhet e ditur më tej nga Bloomberg.

Ukrainaende nuk është shprehur për këtë. Udhëheqja në Kiev deri tani e ka refuzuar kategorikisht heqjen dorë prej territoreve të pushtuara nga Rusia. Kjo vlen si për Krimenë edhe për zonat në lindje të Ukrainës, që janë integruar nga Moska në territorin shtetëror rus përkundër së drejtës ndërkombëtare. Perëndimi – e po ashtu edhe Uashingtoni – deri tani e kundërshtojnë kategorikisht njohjen e territoreve të pushtuara.

Administrata e re e SHBA-së do patjetër të arrijë sa më shpejt një marrëveshje për fundin e luftës në Ukrainë, në rast të kundërt do të ndërpresë përpjekjet e saj. Dua “shumë shpejt” të shoh një marrëveshje, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk e konkretizoi, se sa kohë ka parasysh për këtë.

Presidenti i SHBA-së theksoi njëkohësisht, se nëse ka mungesë gatishmërie për kompromis nga të dyja palët ai nuk do të ketë më interes të vazhdojë përpjekejt e tij të ndërmjetësimit: “Nëse për ndonjë arsye njëra nga palët e bën të vështirë, ne thjesht do të themi: Jeni kokëshkretë, jeni njerëz të tmerrshëm dhe ne do të heqim dorë. Por shpresoj që të mos na duhet ta bëjmë këtë.”

Scroll to Top