Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 Janar 2025
Show Big Brother Vip Alabania”, vazhdimisht vërteton se bën bashkë të gjithë shqiptarët, duke thyer rekorde audience.
I tillë ishte spektakli i së martës i “Big Brother VIP 4”, i cili në livestream-in në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube arriti në 363 mijë shikues në kohë reale. Ky real time shënon një rekord të ri në prodhimet mediatike.
E ndërsa kanë kaluar vetëm 12 orë nga Prime i mbrëmshëm, episodi i plotë prej 3 orë e 30 minutash, është parë më shumë se 2.5 milionë herë në YouTube, pa mbushur ende 24 orë.

Debatet, të papriturat dhe surprizat mbajtën mbërthyer adhuruesit e reality show-t që është shdërruar në fenomen televiziv në ekranin e Top Channel .

















