sali sd

Beteja për votat e pensionistëve, Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës bazë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot me një tjetër propozim për pensionistët.

Ai tha se do të krijohet karta e konsumatorit, sipas të cilës çdo pensionist, familje me ndihmë ekonomike dhe invalidët do të marrin çdo gjashtë muaj mbrapsht TVSH që kanë paguar për produktet e shportës.

“Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilin do të rimbursohet 100% tvsh e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje nën minimumin jetik, për çdo invalid. Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të hequr TVSH për ushqimet. Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë me atë që merr 160 euro. Ekspertët sugjerojnë që TVSH të mbetet siç është dhe 780 mijë pensionistë, TVSH e produkteve bazë t’u rimbustohet”, tha Berisha.

Sipas tij “Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo evazion. Çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë do të depozitohet në një server dhe çdo 6 muaj do bëhet bilanci dhe poseduesi i kartës do marrë mbrapsht tvsh. Pensionisti nuk ka nevojë për bonuse. Çfarë ka Mali i Zi që marrin sot 405 euro pension mesatar, kur ata para 12 viteve merrnin më pak?  Ndërkohë që këtu u mendua si të zgjasnin moshën e pensionit që të na rëndonte më pa”.

Scroll to Top