Bernardo Silva bëhet kapiten i Manchester Cityt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 qershor 2025

Pas largimit të Kevin De Bruynes drejt Napolit, Manchester City ka emëruar një kapiten të ri. Pep Guardiola ia ka besuar shiritin e kapitenit yllit portugez, Bernardo Silva.

Mesfushori 29-vjeçar, i cili ka qenë ndër më të qëndrueshmit te skuadra angleze në vitet e fundit, e ka konfirmuar edhe qëndrimin e tij te City, duke mbyllur spekulimet për një transferim të mundshëm.

“Këtë sezon me siguri do të jem te City, do të qëndroj. Kam pasur mundësi në të kaluarën dhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mundësia ime është të qëndroj”, u shpreh Silva.

Bernardo Silva ka qenë pjesë kyçe e suksesit të Cityt nën drejtimin e Guardiolës. Deri më tani, ai ka zhvilluar 404 paraqitje, ka shënuar 71 gola dhe ka dhënë 72 asistime, duke kontribuar në fitimin e shumë trofeve, përfshirë edhe Tripletën historike në vitin 2023.

Silva tashmë nis një kapitull të ri, këtë herë si lider i skuadrës në fushë.

Scroll to Top