Berisha rikthen “foltoren”: Protesta javore kundër Ramës dhe nisja e aksionit të ri opozitar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 nentor 2025

Sali Berisha ka rifilluar aksionin e tij opozitar ndaj kryeministrit Edi Rama, gjashtë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, duke rikthyer “foltoren” si mjet presioni politik. Opozita u mblodh në protestë para Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Mësohet se pas protestës, Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë në orën 14:00 për të diskutuar hapat e ardhshëm të aksionit opozitar. Ai ka paralajmëruar se foltorja para Kryeministrisë do të mbahet çdo javë, ndërsa synon edhe organizimin e protestave kombëtare.

Ashtu siç përdori foltoren për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i PD-së, Berisha shpreson ta përdorë të njëjtën strategji për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe për të larguar kundërshtarin e tij politik nga drejtimi i ekzekutivit.

Scroll to Top