Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 nentor 2025
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për vendosjen e një mase disiplinore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe debatit në mbledhje, Sekretariati vendosi që Berisha të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Kërkesa u bë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili kishte propozuar fillimisht një përjashtim prej 30 ditësh, pas deklaratave të Berishës në drejtim të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për ligjin mbi barazinë gjinore.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar në seancën plenare të radhës.

















