Berisha pas mbledhjes së PD-së: Salianji është vetëpërjashtuar

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 dhjetor 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat nga selia blu, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe takimit me sekretarët e degëve.

Berisha e cilësoi situatën politike si një moment të rëndësishëm ndërgjegjësimi, duke deklaruar se, pavarësisht sipas tij gjendjes së rënduar të qeverisë, qytetarët duhet të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “Është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv. Edhe pse në agoni dhe në proces shkërmoqjeje, populli duhet të kërkojë largimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë masa për përjashtimin e Ervin Salianjit nga Partia Demokratike, Berisha tha se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe la të kuptohet se ish-deputeti është duke u vetëpërjashtuar nga partia. Ai theksoi se qëndrimi i tij për këtë çështje është i qartë dhe i shprehur më herët në cilësinë e kryetarit të PD-së, duke iu referuar edhe statutit të partisë.

“Qëndrimin tim e kam bërë të ditur dhe nuk e ndryshoj. Nuk kam thënë se nuk ka vetëpërjashtime. Shihni statutin”, deklaroi Berisha.

Scroll to Top