Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
01 qershor 2025
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se raportet mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike janë “të krisura” dhe bashkëpunimi i mëtejshëm nuk është më i mundur.
Ndoka, i cili dikur ka mbështetur Sali Berishën, tha se pavarësisht rolit të tij në mobilizimin e opozitës, Partia Demokratike nuk ka treguar vlerësim ndaj Partisë Demokristiane në aspektin e peshës politike, kontributit dhe historisë së saj.
“PD-ja nuk mund të jetë më një aleate për ne. I kemi qëndruar pranë sa herë kanë pasur nevojë, por shpesh kemi marrë goditje pas shpine,” deklaroi ai, duke e cilësuar PD-në si një forcë politike të ngurtësuar në raport me partinë që ai drejton.
Ndoka përmendi edhe emra konkretë, si Flamur Noka dhe Jozefina Topalli, duke i akuzuar për xhelozi politike dhe tentativa për të frenuar rritjen e Partisë Demokristiane. Sipas tij, edhe vetë Berisha është ndikuar nga skema dhe presione të brendshme që kanë dëmtuar marrëdhënien mes partive.
“Na kanë sulmuar në mënyrë të turpshme,” theksoi Ndoka, duke shtuar se vendimet për të ardhmen do të merren në vijim, por qasja aktuale e PD-së nuk lejon më një aleancë të sinqertë

















