“Berisha, njeriu më i jashtëzakonshëm”/Garo: Kandidoj në primare për të sjellë një model të gruas familjare në politikë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

28 shkurt 2025

Floriana Garo, zëdhënëse e PD-së, e cila kandidon në primaret e kësaj partie, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku tha se kandidon për të sjellë një model ndryshe si një grua familjare. 

Garo deklaroi se frymëzohet nga Berisha, pasi ka parë ringritjen e tij dhe deklaroi se është “njeriu më i jashtëzakonshëm” që ka parë. 

“Për të sjellë një model ndryshe të grave të reja, familjare, që përfshihen në politikë, që duan të japin një kontribut, pasi kanë ndërtuar një karrierë të caktuar dhe ndjejnë që pasi kanë përfituar gjëra të mira nga jeta, kam patur fatin që të kem një jetë të mirë. Është momenti të jap për qytetin dhe vendin. Kur jam futur në politikë jam futur me këtë qëllim. Jam futur në një moment të vështirë për Partinë Demokratike.

Jam shumë krenare që kam bërë këtë rrugëtim të vështirë opozitar, para se të vij në këtë pikë. Me sinqeritet, ndershmëri dhe dëshirën për të bërë mirë. 

Berisha është njeriu më i jashtëzakonshëm, që kam patur rastin të njoh. E them këtë duke marrë parasysh këtë ringritje të fundit të këtij katër vjeçari, që ai është ringritur nga hiri, me të gjithë botën kundër. Ai rikthehet në krye të PD dhe shkon drejt ndryshimit dhe fitores. Është rrugëtim i jashtëzakonshëm për të cilin jam krenare, askush tjetër nuk do ta bënte dot”, tha Garo.  

Scroll to Top