Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 dhjetor 2025
Pas vendimit për ndalimin e saj për të udhëtuar jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shfrytëzuar të drejtën për ankim. Dorëzimi i ankimimit në Apelin e Posaçëm u regjistrua më 26 nëntor.
Ndërkohë që pritet mbledhja e gjyqtarëve kushtetues për kërkesën e kryeministrit, Balluku ka vendosur të kërkojë shqyrtim nga Apeli për masën e caktuar, duke e sfiduar vendimin paraprak.

















