Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Bebe Rexha ka lënë pa fjalë audiencën në “Intencity Festival” në Rumani, me një performancë të jashtëzakonshme, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe look-u i saj i mahnitshëm. Make-up artistja e njohur Dafina Neziri ka qenë pas pamjes perfekte të këngëtares, duke e transformuar atë në një yll të vërtetë të skenës.
Dafina, e njohur për punën e saj të përsosur në botën e make-up-it, ka arritur të krijojë një look të freskët dhe të ndritshëm, që ka kompletuar mrekullisht stilin dhe energjinë e Bebe Rexhës gjatë koncertit. Puna e Dafinës në çdo detaj ka bërë që Bebe të shkëlqejë si asnjëherë tjetër, duke plotësuar kështu një natë të paharrueshme për të pranishmit.
Në çdo performancë, Bebe dhe Dafina kanë treguar se kur bashkëpunojnë, magjia është e garantuar.