Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë çështjen e pasivimit të adresave të shqiptarëve në Luginë. Zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se BE-ja është e vetëdijshme për shqetësimet e shqiptarëve në Serbi lidhur me këtë çështje.
Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të sqarojnë për opinionin se si janë kryer kontrollet e vendbanimeve që kanë rezultuar në pasivimin e adresave dhe nëse ka qenë në shënjestër veçanërisht jugu i Serbisë.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë së fundi ka refuzuar ankesën e një banori shqiptar nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.
“Ne kemi marrë parasysh shqetësimet për çaktivizimin e adresave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Serbi. Ne po i ndjekim këto zhvillime në frymën e detyrimeve që ka marrë Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”, tha Pisonero.
Ndërkaq, ajo nuk është përgjigjur nëse kjo çështje mund të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë më 20 nëntor se vendimi i Kushtetutës së Serbisë për banorin nga Medveja shkel të drejtat elementare të njeriut. Ajo ka theksuar se vendimi i saj legjitimon praktikën diskriminuese të pasivizimit të adresave ndaj shqiptarëve.
E presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të enjten ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion ndaj Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.
E, çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe në Raportin e Progresit për Serbinë./KohaVizion

















