Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
09 dhjetor 2025
Bashkimi Evropian ka nisur një hetim zyrtar ndaj Google lidhur me mënyrën se si kompania përdor inteligjencën artificiale për të krijuar përmbledhje që shfaqen mbi rezultatet tradicionale të kërkimit. Komisioni Evropian thotë se po shqyrton nëse gjiganti teknologjik ka përdorur të dhëna nga faqet e internetit pa ofruar “kompensim të përshtatshëm” për botuesit dhe krijuesit e përmbajtjes.
Hetimi përfshin gjithashtu edhe përdorimin e videove të YouTube në trajnimin e modeleve të IA-së, si dhe nëse krijuesve u është dhënë mundësia të refuzojnë këtë përdorim.
Nga Google reaguan duke paralajmëruar se procesi “rrezikon të frenojë inovacionin në një treg gjithnjë e më konkurrues”, ndërsa shtuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me industrinë e medias dhe sektorin krijues në “epokën e inteligjencës artificiale”.
Çështja e përmbledhjeve të IA-së
Prezantimi i Përmbledhjeve me IA nga Google ka shkaktuar shqetësime se faqet e internetit mund të humbasin trafik dhe të ardhura nga reklamat, pasi përdoruesit mund të marrin përgjigje direkt në Google pa klikuar në burimet origjinale.
Komisioni thotë se është i shqetësuar që botuesit dhe krijuesit e videove në YouTube nuk po kompensohen dhe nuk kanë kontroll mbi përdorimin e materialeve të tyre në trajnimin e modeleve të IA-së të Google.
Ed Newton-Rex nga organizata Fairly Trained e quajti situatën “kritike”, duke thënë se Google po e kthen publikimin online në një kusht për të përdorur përmbajtjen e krijuesve për të ndërtuar inteligjencë artificiale që potencialisht konkurron me punën e tyre.
Rosa Curling nga Foxglove, grup që mbron të drejtat e medias, mirëpriti hetimin, por paralajmëroi se rreziqet për gazetarinë dhe demokracinë mbeten të mëdha dhe kërkoi një mekanizëm që t’i lejojë botuesit të mos përdoren nga Google pa leje.
IA dhe të drejtat e krijuesve
Komisioni po heton nëse Google ka përdorur përmbajtje online për të trajnuar sistemet e saj gjeneruese të IA-së – të afta të krijojnë tekst, imazhe dhe video – pa respektuar të drejtat e autorëve.
Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit, Teresa Ribera, tha se inteligjenca artificiale sjell “përfitime të jashtëzakonshme”, por nuk mund të zhvillohet në dëm të medias së lirë dhe të drejtave të krijuesve.
Ndërkohë, zbatimi i rregullave të reja të BE-së ndaj teknologjisë po krijon tensione me SHBA-në. Platforma X e Elon Musk mbylli llogarinë e Komisionit pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh, duke thelluar përplasjet mes Bruk.

















