Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Skuadra e Bayern Munchen siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Flamengon me rezultat 4:2.
Golat për gjermanët i shënuan Harry Kane, i cili realizoi dy herë, Leon Goretzka dhe një autogol i ekipit brazilian. Për Flamengon shënuan Gerson dhe Jorginho.
Me këtë fitore, Bayern do të përballet në çerekfinale me Paris Saint-Germain, në një përballje që pritet të jetë shumë interesante.